Kosova pjesëmarrëse në samitin e XI-të ekonomik euro-aziatik
Albeu.com
Në Stamboll të Turqisë ka filluar samiti i 11 ekonomik euro-aziatik, ku Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula dhe ministri i Mjedisit Mahir Jagxhillar. Në pjesën e parë të sesionit është paraqitur një historik i samiteve tjera – paraprake, ndërkaq në sesionin e pasdites pritet ta marrë fjalën edhe ministrja e Energjisë Justina Pula, e cila me këtë rast do ta paraqesë potencialin prodhues të energjisë që ka Kosova.

Kosovës për herë të parë po i hapet perspektiva për të marrë pjesë në samite të ekonomisë. Ky samit është organizuar nga Dhoma Ekonomike e Turqisë dhe nga Fondacioni Marmara.

Pjesëmarrësit janë nga më shumë se 15 vende evropiane dhe aziatike, ndërsa niveli i pjesëmarrësve përfshinë ministrat e ekonomisë, të energjisë dhe ministrat e punëve të jashtme. (rtk)
Shtuar më 02/05/2008, ora 02:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori