Mposhti me sukses COVID-19, shihni si është transformuar deputeti shqiptar (FOTO LAJM)

Pas infektimit me COVID-19, gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi duket se po përmirësohet.

Këtë e ka zbuluar vetë ai me një fotografi nga spitali “Covid 2” ku nddhet i shtruar prej disa ditësh pasi u infektua me koronavirus.

Në një shkrim në Facebook tregon se ka dalë nga reanimacioni dhe falenderon të gjithë stafin mjekësor që e ka mbështetur në këto ditë të vështira.

Mesazhi i Alimadhit:

Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar në pavion në një gjendje shëndetësore më të mirë. Kjo sipas këshillave të mjekëve.

Një falenderim dhe mirënjohje për shefen e reanimacionit te sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” Dr. Alma Cani. Dr. Alma me përkushtim dhe profesionalizëm i shërbente të gjithë pacienteve në reanimacion, por mbi të gjitha shumë njerëzore, e cila mbante kontakte me vajzat e mia dhe familjen time duke i sqaruar pëe gjendjen time shëndetësore. Mirënjohje pafund Alma.

Respekt të veçantë për çdo infermier, sanitar të reanimacionit, të cilat kishin fituar kulturën e punës në këtë profesion shumë të vështirë. Ishin ato që na shërbenin, pastronin për të gjitha shërbimet personale tonat të domosdoshme pa asnjë fare ndrojtjeje. Vlerësimet e mia të sinqerta për këto zonja, nëna dhe motrat tona.

Aktualisht jam vendosur në pavion në një gjendje më të mirë shëndetësore, sipas këshillës së mjekëve. Ju përshëndes te gjithëve nga zemra Adriatik Alimadhi. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 18:29