Kosova përkrah nismat për bashkëpuinim ndërkufitar dhe zhvillim ekonomik rajonal, tha ministri Ahmeti
Albeu.com
Në Shkup ka përfunduar punimet konferenca dyditëshe ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkufitar për mirkorajonin Gjilan Preshevë Kumanovë Tërgovishtë (GPKT) në të cilën mori pjesë edhe ministri i MTPT së Qemajl Ahmeti.Në këtë konferencë të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë u diskutua me temën: "Të arriturat, sfidat dhe hapat e ardhshëm".
Ministri Ahmeti në diskutimin e tij i dha mbështetje të fuqishme kësaj nisme për avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Ai theksoi se kjo nismë është e qëlluar, mirëpo tërhoqi vërejtjen se synimet e paraqitura në projektet dhe strategjitë e organizatorit të konferencës, sa i përket Kosovës, është vështirë të realizohen pa zgjidhjen e statusit final i Kosovës. Ahmeti në këtë kontekst përmendi edhe lëvizjen e vështirësuar në këtë mikro rajon, si pasojë e mosnjohjes së dokumenteve të udhëtimit dhe targave të makinave të Kosovës nga ana e shteti fqinj Serbisë.
Konferenca ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkufitar për mikrorajonin Gjilan Preshevë Kumanovë Tërgovishtë,është organizuar nga Instituti Lindje Perëndim, Këshilli i Evropës dhe Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar të Institutit Lindje Perëndim. QIK
Shtuar më 14/07/2005, ora 01:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori