Kosova njeh Maqedoninë me emrin kushtetutes
Albeu.com
Shefi i diplomacisë kosovare Seknder Hyseni thotë se Kosova do ta njoh Maqedoninë me emrin e saj të preferuar dhe të zgjdhur nga Qeveria dhe qytetarët e saj.Shefi i diplomacisë kosovare Skënder Hyseni në një intervistë për BBC-në tha se Kosova do të njoh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Hyseni theksoi se emri i Maqedonisë aspak nuk është temë debati në Kosovë. Kjo nënkupton se Kosova do ta njoh Maqedoninë me emrin e saj të preferuar dhe të zgjdhur nga Qeveria dhe qytetarët e saj. Në Kosovë çështja e emrit asnjëherë nuk është hapur, deklaroi Hyseni duke shtuar se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura. Shënimi i kufirit po realizohet në mënyrë të shkëlqyer. E ardhmja e raporteve mes Maqedonisë dhe Kosovës bazohet në bashkëpunimin e ngushtë në fushën e ekonomisë dhe në të gjitha sferat tjera, tha Hyseni në intervistën për BBC-në në gjuhën maqedonase. (alsat)
Shtuar më 12/10/2008, ora 21:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori