Kosova në mini-Shengen? Albin Kurti tregon kushtin për t’u përfshirë
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ishte i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.


Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë. Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, shprehet Kurti.
Shtuar më 21/11/2019, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori