Deputeti socialist Namik
Dokle, ka treguar se ka qenë
Kosova që me mjetet e veta i ka dalë në ndihmë
Kukësit, për ta zhbllokuar nga
bora që ka rënë ditëve të fundit.
“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që
bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se ç’bllokimi nga drejtimi i
Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan dhe vete dhe tani Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tiranë e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë. Pune e mrekullueshme!”, ka thënë
Dokle, raporton Koha.net.
“Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë. Mirënjohje Lutfi, mirënjohje Qemal!”, ka thënë ai. (b.an)/Albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017,
ora 08:00