Kosova mund t'i ndal vizitat
Albeu.com
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, autoritetet kosovare edhe mund t’i ndalojnë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Një mundësi të tillë e ka pohuar edhe zëdhënësja e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Julia ...... Reuter, e cila - për Radion Evropa e Lirë – ka thënë se BE-ja nuk mund as të lejojë e as të ndalojë hyrjen e zyrtarëve serbë.
Përgjegjëse për këtë, sipas Reuter, është Qeveria e Kosovës dhe se u takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin për kërkesat në përputhje me procedurat e tyre...

“U takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin për kërkesat në përputhje me procedurat e tyre. Roli i përfaqësuesit special të BE-së është më tepër që të ofrojë këshilla dhe përkrahje për autoritetet e Kosovës, për të ndihmuar për të gjetur zgjidhje praktike për çështje praktike dhe të sigurohet se janë zgjidhur në rrugë pragmatike. Ata do të vlerësojnë secilën kërkesë”, ka thënë Reuter. (REL)
Shtuar më 21/04/2009, ora 14:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori