Kosova mirpret njohjen nga Mali i Zi
Albeu.com
Kosova ka mirëpritur njohjen e shtetit nga Mali I Zi. Reagimet e para vijnë nga shefi I diplomacisë kosovare, Skender Hyeseni, dhe zëvendëskryeministri Ramë Manaj.Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj, tha se njohja nga Podgorica zyrtare vjen në një kohë shumë të rëndësishme për vendin.

Kosova ka mirëpritur njohjen e shtetit nga Mali I Zi. Reagimet e para vijnë nga shefi I diplomacisë kosovare, Skender Hyeseni, dhe zëvendëskryeministri Ramë Manaj.

"Njohja që i ka bërë Mali i Zi Kosovës sot dhe njohja që pritet t'i bëjë Maqedonia janë treguesi më i mirë që Kosova po vazhdon në rrugën e sigurt të konsolidimit të shtetësisë dhe të pavarësisë së saj. Këto njohje janë në interes të paqes, të stabilitetit afatgjatë dhe janë një kontribues i pazëvendësueshëm i qetësisë në të gjithë rajonin", tha Hyseni.

Ndërkohë, numri dy I ekzekutivit kosovar, Manaj, theksoi se njohja nga Podgorica zyrtare vjen në një kohë shumë të rëndësishme për vendin.
"Njohja e pavrësisë së Kosovës nga vendi ynë fqinjë, nga Republika e Malit të Zi, vjen në momentin më të pritur, më të mirëpritur dhe më të rëndësishëm dhe është dëshmi, jo vetëm e gatishmërisë për të njohur një realitet tashmë të krijuar, por edhe për të ndërtuiar marrëdhënie të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë në mes të dy vendeve tona", konsideroi ai.

Njohja e shtetit të Ksoovës nga Mali I Zi vjen një ditë pas miratimit të rezolutës serbe e cila I kërkon Gjykatës Ndreombëtare të Drejtësisë të shprehet opër legalitetin e pavarësisë së Ksoovës. Ministri I jashtëm Hyseni, theksoi se me njohjen nga Mali I Zi dëshmohet se pavarësia e Ksoovës ëshët një fakt që nuk mund të kthehet prapa.

"Po është ditur kaherë që idetë që fshihen pas veprimit të Serbisë në Asamblenë e përgjithshme nuk do të kenë sukses. Pavarësia e Ksoovës është fakt, është e përfunduar dhe nuk mund të zhbëhet në asnjë mënyrë", shtoi ai.
Shtuar më 10/10/2008, ora 04:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori