Kosova me ushtrinë e saj në vitin 2009
Albeu.com
Forca e Sigurisë së Kosovës që nga 15 qershori 2009 zyrtarisht do të jetë ushtria e Republikës së Kosovës duke zëvendësuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, veprimet e së cilave kanë qenë të kufizuara në suaza të veprimit të një organizate civile.

Kështu deklaroi Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Sylejman Selimin.

"Trajtimi i deritashëm i Trupave Mbrojtëse të Kosovës ka një trajtim të një organizate civile. Ju e dini se cili ka qenë roli, pavarësisht pjesës së historikut të saj dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm në situata shumë të ndjeshmë për Kosovën. Forca e sigurisë së Kosovës do të jetë realisht një ushtri e Kosovës", tha Presidenti Sejdiu.

"Trupat Mbrojtëse të Kosovës është një organizatë civile, e cila ndërhyn në raste emergjente, kurse Forca e Sigurisë vet nënkupton se do të ketë qasje në sigurinë në Kosovë dhe si strukturë dallojnë të dyja nga njëra- tjetra, edhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe me projektin Ahtisaari", u shpreh Selimi.

Misioni i NATO-s në Kosovë pritet të fillojë trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fillim të vitit 2009 për të përfunduar procesin e formimit të këtij mekanizmi të sigurisë kah mesi i muajit qershor, kur edhe shpërbëhet TMK-ja. Disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Europain në NATO, si Spanja, Sllovakia dhe Rumania të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të vënë në dispozicion trupat e tyre ushtarake gjatë procesit të trajnimit të FSK-së.
Edona Peci, Alsat
Shtuar më 13/08/2008, ora 18:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori