Kosova, letër 192 vendeve të botës për njohjen e pavarësisë
Albeu.com
Kreu shtetëror i Kosoves i ka dërguar letër 192 vendeve të botës ku kërkohet njohja formale e shtetit të ri.Një letër i është dërguar edhe Sërbisë, por Qeveria e Beogradit e bëri të qartë se nuk do ta pranonte kurrë pavarësinë e Kosovës.

Nje nate me pare presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi, kerkuan njohjen e pavaresise dhe marredhenie diplomatike me te gjithe vendet. Nje leter i eshte derguar edhe Serbise, por qeveria e Beogradit e beri te qarte se nuk do ta pranonte kurre pavaresine e Kosove. “I ashtuquajturi shtet i Kosoves nuk do te jete kurre vend anetar i Kombeve te Bashkuara”, ka deklaruar ministri i jashtem serb Vuk Jeremiç. Presidenti dhe Kryeministri i Serbise, Boris Tadic e Vojisllav Koshtuncia dhe drejtuesi i Partise Radikale, me te madhe opozitare serbe, Tomisllav Nikolic jane marre mbreme vesh qe ne afatin sa me te shkurter te mbahet mbledhja e Kuvendit te Serbise kushtuar shpalljes se pavaresise se Kosoves. Po ashtu per shkak te shpalljes se pavaresise se Kosoves. paralajmerohet proteste gjithepopullore dite e enjte me 21 Shkurt. (News24)
Shtuar më 18/02/2008, ora 20:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori