Kosova kerkon borxh per ndertimin e rruges
Albeu.com
Ne nje interviste per agjencine “Reuters”, ministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves, Ahmet Shala, deklaron se vendi i tij do kerkoje kredi nderkombetare per autostraden Vermice-Merdare (pjese vijuese e Durres-Kukes).
Sipas ministrit Shala, Kosova do te kerkoje te siguroje permes kredise gjysmen e 800 milione eurove sa besohet se do kushtoje ndertimi i kesaj autostrade.

Gjysma tjeter do te sigurohet nga buxheti i shtetit te Kosoves.

Me pas, autostrada prej 103 kilometrash sipas te gjitha gjasave do jete me pagese per automjetet qe kalojne mbi te.

Kjo rruge e re e lidh Kosoven me Shqiperine duke i ofruar mundesi shume me te mire Kosoves per dalje ne portin kryesor te Adriatikut, pikerisht ate te Durresit.

Edhe kete pjese te autostrades e ka marre persiper ta ndertoje kompania amerikane “Bechtel”.
Shtuar më 31/01/2010, ora 20:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori