Kosova ka vetem nje universitet
Albeu.com
As kësaj here, përveç Universitetit të Prishtinës, nuk do të ketë institucione të tjera të arsimit të lartë që do ta mbajnë këtë emër. Por, edhe atij publik i vihen shumë kufizime. Kështu vendosi Këshilli Kombëtar i Cilësisë.Pas periudhës njëvjeçare të organizimit të procesit për akreditimin e programeve të Universitetit të Prishtinës dhe Institucioneve Private të Arsimit në Kosovë, të enjten u shpallën rezultatet e këtij akreditimi. Kësaj here, institucionet e arsimit u akredituan për tri vjet.

Në këtë proces të ekipeve vlerësuese, i cili ka filluar në tetor të vitit të kaluar dhe ka përfunduar në korrik të këtij viti, kanë marrë pjesë ekspertë ndërkombëtarë nga vendet e ndryshme të Evropës.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, Ferdie Zhushi Etemi, tha se në mbledhjen e stafit të Agjencisë dhe Këshillit Kombëtar të Cilësisë janë analizuar raportet e grupeve të ekspertëve për akreditim të programeve, në gjithsej 7 njësi akademike të Universitetit të Prishtinës.

“Të gjitha këto rekomandime i janë dërguar edhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës për aprovim”, tha kryetarja e Këshillit.

Përveç Universitetit të Prishtinës, sipas Etemit, Këshilli Kombëtar i Cilësisë ka vlerësuar se gjatë këtij viti akademik ka pasur lëvizje pozitive në ngritjen e cilësisë së studimeve edhe në Institucionet Private të Arsimit të Lartë.

“KKC ka çmuar përpjekjen e institucioneve për t’i përmbushur rekomandimet e dhëna nga ekipet e ekspertëve të akreditimit një vit më parë”, sqaroi ajo.

Por, sipas saj, edhe pse Këshilli i dha këto vlerësime pozitive për institucionet private, i njëjti ka vlerësuar se asnjëri nga bartësit privatë të arsimit të lartë nuk do të bartë emrin universitet.

“As për këtë vit nuk i përmbush kriteret për të bartur emrin universitet, për të dhënë tituj akademikë për mësimdhënësit, si dhe për të ofruar studime të doktoraturës” thekson Etemi, sipas të cilës janë 13 institucione private të cilat janë akredituar.

“Kurse 4 të tjera të cilat po akreditohen për herë të parë dhe 2 të tjera që nuk janë akredituar”, pohoi ajo.

Programet e pa-akredituara të Universitetit të Prishtinës dhe që nuk pranohen studentë të rinj në:

1. Letërsi e përgjithshme dhe Krahasimtare/ Bachelor dhe Master
2. Gjuhë dhe Letërsi Turke/ Master
3. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane/ Master
4. Gazetari/ Master


Fakulteti Filozofik

1. Shkenca Politike/ Bachelor
2. Psikologji/ Bachelor
3. Etnologji dhe Antropologji Kulturore/ Bachelor ( 1 vit)

Nuk Akreditohet dhe nuk pranohen student të rinj në:

1. Historia e Ballkanit Mesjetar/ Master

Fakulteti i mjekësisë

1. Mjekësia e përgjithshme (2 vite)
2. Farmacia (1vit)

Fakulteti i Shkencave Teknike Aplikative në Ferizaj

1. Industria e drurit/ Bachelor (1vit)
2. Makineri/ Bachelor (1vit)
Kurse Industria e drurit/ Master, nuk akreditohet dhe nuk pranohen student të rinj.

Fakulteti i Arteve

1. Muzikologji/ Bachelor
2. Etnomuzikologji/ Bachelor
3. Teori Muzike dhe Muzikologji/ Master
4. Prog. për arsimim të mësimdhënësve/ Master
5. Skulpturë/ Bachelor
6. Grafikë/ Bachelor
7. Dizajn Grafik/ Bachelor
8. Dizajn Grafik- Përgatitje e Librave/ Master
9. Dizajn Grafik- Multimedia/ Master
10. Dizajn Grafik- Shkrimi me Tipografi/ Master
11. Dizajn Grafik- Grafika e Reklamave/ Master
12. Dizajn skenik (skenografi_/ Bachelor dhe Master
13. Aktrim/ Bachelor
14. Regji Teatri/ Bachelor
15. Dramaturgji/ Bachelor

Për Universitetin e Prizrenit, KKC rekomandon që të shpallet konkurs për pranimin e studentëve, kurse procedura e akreditimit do të vazhdojë sipas agjendë së paraparë.


Kolegji AAB-Riinvest- Programet e studimit që nuk akreditohen nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë
1. Telekomunikim / BSc
2. Kriminologji / BSc
3. E Drejtë Penale / MSc
4. Sociologji dhe Ndryshime Sociale / BSc

Kolegji “FAMA” –nuk akreditohen:

1. Komunikim/ BA
2. Informatikë e Aplikuar/ BSc
3. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë/ BA

Kolegji “ILIRIA”-nuk akreditohen

1. Shkencat Kompjuterike dhe TI e Aplikuara/ MA
2. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci/ MA
3. Biznes Ndërkombëtar/ MA
4. Juridik Penal/ BSc
5. Stomatologji/ Dr. i Stomatologjisë
6. Infermieri/ BA
7. Mjekësi Sanitare/ BA
8. Radiologji Diagnostike/ BA

Kolegji “UBT”-nuk akreditohen

1. Sistemet Informative/ MSc
2. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane/ BA
3. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci/ MA
4. Komunikim, Gazetari dhe Multimedia/ BA
5. Ekonomi dhe Menaxhim i Resurseve / BSc
6. Menaxhimi i Biznesit/ MBA
7. Ndërtimtari dhe Infrastrukturë/ BSc & MSc
8. Arkitekturë/ BA & MSc
9. Urbanizmi dhe Planifikimi Hapësinor/ MSc
10. Dizajn i Brendshëm Arkitektural/ BA

Kolegji “DARDANIA” –nuk akreditohen

1-Menaxhment / BA & MA
2- Psikologji e Aplikuar – Zhvillimi dhe Socializimi i Fëmijëve/ BA

Kolegji “VICTORY”-nuk akreditohen
1. Menaxhim Biznesi në Tregtinë e jashtme dhe të brendshme/MSc
2. Juridik – E drejta ndërkombëtare publike dhe private/MSc (1 vit/2 vjet)
2. Juridik – Marrëdhëniet ndërkombëtare legale/BSc (Jurist i diplomuar – 4 vjet)

Kolegji “UNIVERSUM” –nuk akreditohen
1. Menaxhim i Sistemeve Informative/ BA
2. Menaxhim i sporteve/ BA

Kolegji “BIZNESI”-nuk akreditohet
1. Juridik (Juridik i përgjithshëm)/ MA

Instituti për Studime të Shkencave të Aplikuara Organizative “Pjetër Budi” -nuk akreditohet
1. Menaxhimi i Resurseve Njerëzore / BA & MA
2. Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë / MA

Shkolla e Lartë Profesionale e Artit ” “Evolucion” -nuk akreditohen

1-Dizajn Enterier – Program profesional një vjeçar
2-Dizajn Urban/ MA

Shkolla e Lartë Profesionale “TEMPULLI” –nuk akreditohet

1. Trafiku Ajror dhe Transporti - Diplomë Profesioni Niveli 6,
2. Logjistika dhe Transporti - Diplomë Profesioni Niveli 6, 5, 4

Institucioneve Private të Arsimit të Lartë që akreditohen për herë të parë:

“Shkolla Evropiane për Drejtësi dhe Qeverisje”-nuk akreditohen

1. Drejtësi/LLM
2. Drejtësi dhe Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës / LLM
3. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci /MA

Shkolla e Lartë Profesionale “BIOMEDIKA”-nuk akreditohen

1. Inxhinieri Sanitare /BSc


Institucionët Private të Arsimit të Lartë që nuk akreditohen

1. Nuk akreditohet ‘UNIPZ’ ne Prizren dhe programet e studimit:


1. Banka, Financa, Kontabilitet/ BA
2. Menaxhment/ BA
3. Juridik i përgjithshëm/ LLB
4. Banka, Financa dhe Kontabilitet/ MA
5. Juridik-Penal/ LLM

2. Nuk akreditohet BPAL Instituti ADesign dhe programet e studimit:

1. Arkitekturë /MA
2. Enterier/ BA
3. Komunikim Vizual/ BA
4. Pikturë/ BA
(Lirita Halili, express)
Shtuar më 09/07/2010, ora 11:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori