E FUNDIT/ Shtohet ndejshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipërii
Kosova inicon ndertimin e rruges Shkup - Prishtine, pjese e Korridorit 10
Albeu.com
Maqedonia dhe Kosova se bashku do te kerkojne para institucioneve evropiane per venien ne funksion te pjeses se re rrugore te Korridorit 10 ne rrugen Shkup - Prishtine. Keshtu u deklarua sot nga nenshkruesit e marrveshjes, ministri i Transportit dhe i Lidhjeve i Maqedonise Xhemali Mehazi dhe kolegu i tij kosovar, Qemajl Ahmeti, pas takimit ne Shkup. Ndertimi i pjeses se re rrugore te Korridorit 10 eshte iniciative e autoriteteve kosovare, te cilet kerkuan perkrahje nga ministri Mehazi per rritjen e bashkepunimit dhe per paraqitje te perbashket para institucioneve evropiane. "Behet fjale per iniciative te mire, te rendesishme ne aspektin ekonomik per te dy vendet, duke e marre parasysh faktin se Maqedonia dhe Kosova jane partnere te rendesishem tregtare", deklaroi pas takimit ministri Mehazi. "Qellimi yne eshte ta bindim Brukselin qe rrugen Shkup - Prishtine ta vendos ne ceshtjet prioritare te Korridorit 10, e me pas te marrin masa per realizimin e kesaj iniciative, per te cilen u bene paralajmerime nga Banka Boterore dhe nga Banka investuese evropiane", tha ministri Ahmeti. Ministrat e transportit te Maqedonise dhe Kosoves e kane hapur edhe ceshtjen per vendosjen e serishme te linjes hekurudhore Shkup - Hani i Elezit - Shkup. Per kete jane formuar grupe eksperte punuese, te cilat duhet t'i kontraktojne aktivitetet. Pritet qe kjo iniciative te funksionoje ne dhjetor te ketij viti. Ne kete takim ministrat Ahmeti e Mehazi biseduan edhe lidhur me inicimin e nenshkrimit te marreveshjes per pajisjet per matjen vjetore te kushteve rrugore, per funksionimin e transportit tranzit Maqedoni - Kosove dhe per ceshtje te tjera me interes per dy vendet, e qe kane te bejne me aktivitetin e ketyre dy ministrive. bw
Shtuar më 23/07/2005, ora 23:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori