Kosova humb shpresat për portin e Shëngjinit
Pëlqej
Ministria e Transportit ka zhvilluar muajtë e fundit bisedime për një kontratë koncesionare për përdorimin e portit të Shëngjinit për llogari të një kompanie kineze


"Zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë po flasin aktualisht me një kompani shtetërore kineze mbi dhënien me koncesion të portit të Shëngjinit, por nuk ka ende marrëveshje,” ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Transportit të Shqipërisë Genc Caushi per Birn.

Cështja e portit pritet gjithashtu të diskutohet në një konferencë në Kinë këtë javë, në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Shëngjini është parë prej kohësh si një mundësi e mirë për Kosovën për të fituar akses në Detin Adriatik. Më 2009, një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se Shëngjini do t’i përkasë Kosovës, por asgjë nuk u bë pas kësaj. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori