Kosova gjithsesi do të jetë e pavarur, deklaron Nikolas Vajt
Pëlqej
Albeu.com
Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) për Evropën, Nikolas Vajt ka deklaruar se të gjithë anëtarët e Grupit të Kontaktit, por edhe Rusia, janë pajtuar se pavarësia e kushtëzuar e Kosovës është zgjidhje e vetme.Në intervistën për gazetën e sotme "Veçernje novosti" të Beogradit, Vajt ka thënë se Kosova me siguri do të bëhet e pavarur dhe atë me siguri këtë ose vitin tjetër dhe ka shtuar se tema kryesore është se si të sigurohen kushtet për serbët dhe pakicat tjera për të mbetur në Kosovë dhe se negociatat i shërbejnë kësaj.
"Negociatat shërbejnë për t'u siguruar ekzistenca e pakicave, që në mënyrë adekuate të zgjidhet çështja e pjesës veriore të Kosovës, që të dakordohet zgjidhja kalimtare nga pavarësia e kushtëzuar në atë të plotë. Që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, ajo duhet t'i arrijë standardet që do ta kualifikonin si shtet. Dhe aty do të ketë edhe shumë punë, për çka ndihma e bashkësisë ndërkombëtare
është e domosdoshem", ka thënë Vajt. rtk
Shtuar më 22/02/2006, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori