Kosova e vendosur: Nuk pranojme planin e ri
Pëlqej
Albeu.com
Lideret e Kosoves edhe sot kane refuzuar planin e Ban Ki Moon. Dhe jo vetem qe refuzuan propozimin, por edhe kerkuan terheqjen e planit, i cili de facto ndan Kosoven.Kreu i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar takime të gjera me ambasadorët e vendeve, të cilat po bëjnë përpjekje që pala kosovare të pranojë planin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban ki Moon, për shtrirje administrative të misionit EULEX. Edhe gjatë këtyre takimeve, që kanë zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, krerët e Kosovës nuk kanë lëshuar pe për planin e ri.

Qendra për Informim e Kosovës, njofton se ata kanë kërkuar edhe tërheqjen e planit, duke ritheksuar se elementet substanciale të tij nënkuptojnë përmbushjen e kushteve të Beogradit lidhur me shtrirjen dhe me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Sipas burimeve të afërta me kabinetin qeveritar, Presidenti Sejdiu e Kryeministri Thaçi kanë ritheksuar se aplikimi i planit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara do të përbënte shkelje të Planit të Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, ata kanë kërkuar vendosjen sa më të shpejtë të këtij misioni në Kosovë shtirjen e tij në mbarë territorin e vendit.

Sipas të njëjtave burime, ambasadorët e vendeve anëtare të "kuintit" janë përpjekur të bindin liderët kosovarë se plani 6 pikësh i Ban Ki Munit nuk e rrezikon tërësinë territoriale të Kosovës. Në takim me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës kanë marrë pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Shtuar më 14/11/2008, ora 18:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori