Kosova e para me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në Evropë

Sipas një statistike të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, Kosova qëndron e para në tabelë, me një mesatare prej 124 rasteve të reja në 100 mijë banorë.

Kjo statistikë është bërë përgjatë 14 ditëve të fundit.

Në këtë janë përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe ato të Ballkanit.

Sipas tabelës, pas Kosovës numrin më të madh të rasteve ka Mali i Zi, pastaj Luksenburgu, Maqedonia e Veriut etj.

Të mërkurën janë konfirmuar edhe katër vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19, në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237.
Shtuar më 15/07/2020, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori