Kosova do te ndertoje nje hidrocentral afer kufirit me Shqiperine
Pëlqej
Albeu.com
Kosova do të ndërtojë një hidrocentral me kapacitet rreth 300 MËh në jugperëndim të Prizrenit, në një zonë afër kufirit me Shqipërinë. Sipas parallogaritjeve, pritet që në këtë projekt të investohen rreth 300 milionë euro. Qeveria e Kosovës mori në mbledhjen e sotme vendimin për të zhvilluar projektin "Hidrocentrali Zhur", duke u bazuar në modelin e partneritetit publiko-privat. Sipas qeverisë, ky vendim është bazuar në Strategjinë e Energjisë së Kosovës (2005-2015) dhe detyrimet që rrjedhin nga Traktati mbi Themelimin e Komunitetit të Energjisë në Evropën Juglindore, sipas të cilit duhen zbatuar politikat e BE-së për sektorin e energjisë, ku kërkohet që deri në vitin 2020 së paku 20 për qind e energjisë së prodhuar duhet të jetë nga burimet e ripërtërishme (uji, era, biomasa, etj.). (start)
Shtuar më 01/11/2008, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori