Kosova do të jetë e pavarur me apo pa rezolutë
Albeu.com
Kosova do të jetë e pavarur me apo pa rezolutën e Kombeve të Bashkuara, thuhet në disa nga gazetat kryesore amerikane sot, duke nënvizuar se ky është edhe qëndrimi më i ri zyrtar amerikan për zgjidhjen e cështjes së Kosovës.Në këtë qëndrim të ri amerikan, i cili edhe kësaj radhe u shpalos në Evropë, i sugjerohet Rusisë që nëse vërtet do të mbështesë serbët, atëherë duhet të mbështesë projektin për të ardhmen e Kosovës, meqë ai në një pjesë të madhe do të garantojë të drejtat e tyre.
Pra ishin këto qëndrimet amerikane që i paraqiti dje në Bruksel ndihmësekretari i Shtetit, Daniel Fried.
Qëndrimi më i drejpërdrejt amerikan erdhi edhe si kundëreagim ndaj deklaratave të fundit të Moskës mbi pakalueshmërinë e planit të Martti Ahtisaarit, që në mënyrë indirekte paralajmëronte një veto të mundshme ruse ndaj tij.
Megjithatë, edhe për një variant të tillë, sipas ish diplomatit Richard Holbrooke, ekzistojnë skenarë të zhvillimeve të mundshme.

"Nëse Rusia vendosë ta përdor veton, do të pasojë menjëherë shpallja e pavarësisë në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta njohin pavarësinë po të njejtën ditë”, citon shtypi amerikan të ketë thënë Holbrooke duke u përgjigjur ndaj kërcënimeve ruse.

Ai ka shfaqur optimizëm se priste që edhe vendet evropiane do ta njohin pavarësinë.

Ndërsa Daiel Fried i ka dërguar këtë mesazh Moskës po ashtu me një gjuhë të drejpërdrejtë dhe të qartë:
“Ne shpresojmë që Rusia e kupton se Kosova në një mënyrë apo tjetër do të jetë e pavarur”, shkruan shtypi amerikan duke cituar qëdnrimet më të reja të Washingtonit zyrtar, që vlerësohen si një evoluim karshi një gjuhe më refuzuese që u dëgjua ditëve të fundit nga zyrtarët rusë. washington, s.gashi, rtk
Shtuar më 29/04/2007, ora 14:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori