Kosova dhe Maqedonia vendosin marredhenie diplomatike
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, dhe homologu tij Maqedonas, Antonio Milloshoski, kanë nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Mediat rajonale shkruajnë se nënshkrimi i këtij akti, është bërë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Në këtë marrëveshje, ndër të tjera, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, "do t'i shërbejë zhvillimit të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon". Rrjedhimisht, "Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të ndërtojnë mareëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti", theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës. Ky nënshkrim u bë, pasi Kuvendi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë, e ratifikuan Marrëveshjen për vijën kufitare ndërmjet dy vendeve.
Shtuar më 18/10/2009, ora 21:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori