Kosova aktpadi kunder Del Pontes?!
Albeu.com
Siç shkruan ne numrin e sotem gazeta “Koha Ditore”, Kuvendi i Kosoves do te mund te niste nje aktpadi ndaj ish-kryeprokurores del Ponte, per “shpifjet e saj ndaj UÇK-se”.Kuvendi i Republikes se Kosoves, brenda dy javesh, do te vendose nese do te denoje vetem me deklarate politike ish-kryeprokuroren e Tribunalit te Hages, Carla del Ponte, apo do te nise nje aktpadi ne gjyq kunder saj per, siç thuhet, "shpifjet qe ajo i ka bere ne adrese te UÇK-se", ne librin e saj "Gjahu: Une dhe kriminelet e luftes". Siç shkruan ne numrin e sotem gazeta “Koha Ditore”, nese shumica parlamentare e mbeshtet kerkesen e deputetit Berat Luzha, ne seancen e radhes legjislativi i shtetit te Kosoves do te mund te niste nje aktpadi ndaj ish-kryeprokurores del Ponte, per “shpifjet e saj ndaj UÇK-se”.
Kerkesa e iniciuar nga Luzha, sipas kesaj gazete, eshte mbeshtetur nga pese deputete te tjere, dhe si e tille eshte trajtuar ne mbledhjen e fundit te Kryesise se Kuvendit, te mbajtur me 29 prill. Konform rregullores se Kuvendit te Kosoves, kjo kerkese i ploteson kushtet per t’u futur ne rend dite te seances plenare, brenda tre javesh, nga dita e procedimit te saj ne Kuvend. Meqe kerkesa e Luzhes eshte dorezuar ne Kuvend me 25 prill, asaj i kane mbetur vetem edhe dy jave per t’u shqyrtuar nga ana e ligjvenesve.
Shtuar më 03/05/2008, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori