Kosova 6 vjet pas nderhyrjes se NATO-s, qytetaret kosovare falenderojne nderhyrjen nderkombetaret
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Gjashte vjet te nje jete te re "Ditet e Shpreses," shkruan ne pankartat e vendosura ne kryeqytetin e Kosoves ne pervjetorin e fillimit te fushates te sulmeve ajrore te NATO-s kunder objektivave serbe ne ish-Jugollavi.Njezet e kater marsi eshte dita kur kosovaret falenderojne bashkesine nderkombetare dhe ne vecanti NATO-n per clirimin e vendit nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. "S'ka se si te mos e falenderojme NATO-n. Me kujtohet se ne naten e 24 marsit kisha nje ndjenje te perzier, ne njeren ane friken sepse jeta varej krejt nga fati e ne anen tjeter gezimin se dicka e mire vertete kishte filluar," thote Artan Musafa, nje i ri nga Prishtina. Mirepo qytetaret serbe e shohin intervenimin e NATO-s si hap te gabuar. "Mendoj se ajo qe ka ndodhur para gjashte vjetesh me fillimin e bombardimeve te NATO-s ne ish Jugosllavi eshte dicka e keqe dhe ne kete lufte kane humbur te gjitha bashkesite etnike, shqiptaret, serbet e te tjeret," shprehet nje serb ne Mitrovice. Sulmet ajrore kunder objektivave serbe filluan pas deshtimit te perpjekjeve diplomatike me ish-presidentin Slobodan Millosheviq per zgjidhjen e problemit te Kosoves. U deshen 78 dite bombardime te aeroplaneve ushtarake te NATO-s qe presidenti i atehershem serb Millosheviq te nenshkruante largimin e forcave te tij nga Kosova dhe hyrjen e forcave paqeruajtese te NATO-s. Presidenti i Kosoves ne nje deklarate te tij ka thene se dita e fillimit te fushates te sulmeve ajrore ka hyre ne historine me te re te Kosoves si dite e agimit te lirise per te gjithe, kurse ne historine boterore ka hyre si dite per mbrojtjen e nje populli dhe per shpetimin e tij nga e keqja. Ai ka vleresuar se pas gjashte vjetesh Kosova ka arritur perparime ne te gjitha fushat. Keshtu mendojne edhe shumica shqiptare ne Kosove ne gjashtevjetorin e sulmeve ajrore te NATO-s. "Sot jemi te lire, e perjetojme nje jete krejt tjeter, por qe nuk eshte krejt me te mira," tha Azem Zogaj. Nga ana tjeter qytetaret serbe thone se pas sulmeve ajrore te NATO-s dhe terheqjes se forcave serbe nga Kosova jeta e tyre eshte veshtiresuar dukshem. "Gjashte vjet pas nuk kane ndryshuar shume gjera ne jeten e njerezve te zakonshem. Une si qytetar serb i Kosoves vetem sa jetoj me veshtire, sepse nuk jetoj ne banesen time qe me eshte uzurpuar ne Peje por jetoj ne nje banese private ne veri te Mitrovices," thote nje qytetar serb. Ne Kosove aktualisht ndodhen rreth 18 mije ushtare te Aleances Veritanike te koduar me emrin KFOR. Zyrtare te larte te NATO-s kane pohuar se deri ne zgjidhjen e statusit te Kosoves do te mbahet numri i njejte i ushtareve.

V. Bajrami
Shtuar më 25/03/2005, ora 17:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori