Koshtunica: S'eshte mire qe SHBA po insiston ne planin e Ahtisarit
Albeu.com
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka theksuar sot se "nuk është mirë që në prag të negociatave të reja mbi Kosovën, SHBA vazhdon te insistojë në Planin e Ahtisarit”. Serbia nuk e shikon me sy te mire kembenguljen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per zbatimin e planit te Ahtisarit ne lidhje me ceshtjen e statusit te Kosoves. Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka theksuar sot se "nuk është mirë që në prag të negociatave të reja mbi Kosovën, SHBA vazhdon te insistojë në Planin e Ahtisarit”.
"Nuk është mirë që me këtë plan parashikohet që NATO të ketë ate rol qe deri tani nuk e ka pasur asnje organizatë ushtarake në botë " theksohet në një deklaratë me shkrim të kryeministrit serb. Sipas fjalëve të tij, "Serbia është e gatshme ta marrë pjesën e përgjegjësisë së vet dhe të ofrojë kontribut adekuat në gjetjen e zgjidhjes kompromise". Koshtunica ka vlerësuar se ajo zgjidhje mund të arrihet nëqoftëse "SHBA
heq dorë nga Plani i Ahtisarit, respektivisht nëse të gjithë do ta respektojnë Kartën e KB dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare". (rtk/balkanweb)
Shtuar më 25/08/2007, ora 16:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori