Koshtunica: Serbia do te njohe pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se me njohjen e misionit të EULEX nga ana e Serbisë, sipas Koshtunicës është një njohje e përparësisë së Kosovës. Koshtunica ka thënë se, "EULEX-i i Atisaarit”, i cili sipas tij, “po ia rrëmben Kosovën Serbisë” – nuk do ta marrë vizën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëse pushteti në Beograd nuk është i pajtimit për vendosjen e tij.

"Nëpërmjet propagandës së tij, pushteti do ta prezantojë këtë gjë si një fitore tjetër të madhe diplomatike. Pas një fitoreje të tillë të pushtetit mbi popullin, atij i mbetet vetëm edhe një fitore tjetër - ta njohë formalisht Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Koshtunica për mediat serbe, për të shtuar se, “këtë vendim pushteti po e merr prapa shpinës së Kuvendit të Serbisë, sepse nuk ka guxim të kërkojë nga Kuvendi të deklarohet për EULEX-in e Ahtisaarit”.
Shtuar më 27/10/2008, ora 14:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori