Koshtunica: Qeveria serbe po njeh pavaresine
Pëlqej
Albeu.com
Ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica ka akuzuar qeverine aktuale te Serbise se me pranimin e vendosjes se misionit EULEX ne Kosove, po njeh ne menyre te mbuluar e te fshehte pavaresine e ketij vendi.Sipas Koshtunices, Beogradi zyrtar po behet pjese e mashtrimit te qytetareve serbe me deklaraten se EULEX nuk zbaton kushtetuten e Kosoves qe ka dale nga plani “Ahtisari”.

“EULEX do te mbikeqyre punen e policise, doganes dhe organeve gjyqesore, institucione keto qe zbatojne Kushtetuten dhe ligjet e shtetit te veteshpallur te Kosoves”, ka pohuar Koshtunica.

Ai ka shtuar se nese ben kete veprim, Beogradit nuk i mbetet gje tjeter vecse te zbatoje planin e diplomatit evropian Ischinger per vendosjen e marredhenieve te mira fqinjesore me Kosoven. (tch)
Shtuar më 10/11/2008, ora 01:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori