Koshtunica provokon nga Kosova: Jeni pjesë e Serbisë
Albeu.com
Kryeministri serb në largim, Vojisllav Koshtunica, ka vizituar dje veriun e Kosovës, në kuadër të fushatës parazgjedhore për votimet e së dielës.Të mbash Kosovën në Serbi nënkupton ta thuash të vërtetën, se ajo i përket Serbisë dhe popullit serb. Nuk ka asnjë shtet në botë që do të pranonte të japë territorin e saj, tha Koshtunica para një tubimi simpatizantësh të tij në Zubin Potok.
Ai u zotua se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë që të "poshtërohet" për Kosovën.
Shtuar më 08/05/2008, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori