Koshtunica: Me “Hong Kongun” edhe në Bruksel
Albeu.com
Beogradi nuk heq nga ideja që modeli i Hong Kongut të aplikohet për Kosovën, megjithë faktin se Prishtina e ka hedhur poshtë në Vjenë duke e quajtur të pashembullt.Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka deklaruar sot se në takimin e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, delegacioni serb po përgatit për bisedime propozimin me e autonomisë substanciale dhe shembullit tashmë ekzistues të Hong Kongut. "Jemi të bindur se gjatë bisedimeve të ardhshme në Bruksel do të ofrojmë argumente se kjo rrugë na çon në arritjen e marrëveshjes, dhe ç'është më e rëndësishme, kjo marrëveshje do të ishte në harmoni të plotë me Kartën e KB dhe Kushtetutën e Serbisë", ka deklaruar Koshtunica. Ai shtoi se "kjo është përmbushje e interesave thelbësore të pakicës kombëtare shqiptare në Kosovë".
Shtuar më 06/11/2007, ora 22:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori