Koshtunica e quan Kosovën "krijesë e egër"
Albeu.com
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka vlerësuar se "deklaratat e përditëshme" të zyrtarëve të SHBA se pas 10 dhjetorit do ta njohin pavarësinë e Kosovës, kanë për qëllim që t'i "pengojnë shqiptarët e Kosovës për ta pranuar zgjidhjen kompromise".Ai ka thënë se "deklaratat e përditëshme të zyratrëve amerikan se pas 10 dhjetorit, në bazë të Planit të Ahtisarit, do ta njohin pavarësinë e njëanshme të Kosovës, kanë për qëllim qe me çdo çmim të pengohen shqiptarët e Kosovës për ta pranuar zgjidhjen kompromise për krahinën".
Koshtunica ka vlerësuar se SHBA po e zhvillojnë një betejë të vrazhdë të dhunshme dhe haptazi po angazhohen për coptimin e Serbisë. "Fatkeqësisht, e gjithë kjo dëshmon se SHBA dhe Pakti NATO e kanë bombarduar brutalisht dhe kundërligjshem Serbinë dhe i kanë sjellur forcat e veta ushtarake në Kosovës për të grabitur 15 përqind të territorit tonë", ka thënë Koshtunica.
Kryeministri serb thase "qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se aryseja thelbësore për një dhunë të tillë të SHBA mbi Serbinë gjendet në Aneksin 11 të Planit të Ahtisarit ku fjalë për fjalë është shkruar se NATO është organ përfundimtar i pushtetit në Kosovë".
Koshtunica ka theksuar se "Serbia nuk do të lejojë formimin e kësaj krijese të egër në territorin e vet. Çdo ditë dhe në çdo vend në botë vazhdimisht do të njoftojmë se Kosova nuk mund të jetë pre e luftës e Paktit NATO dhe derisa ekziston Karta e KB, kufinjt e njohur Pndërkombëtar të Serbisë mbeten të pandryshuar". /f.m./rtk
Shtuar më 17/10/2007, ora 00:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori