Kosachev: Nuk ekziston lidhje mes Kosoves dhe Osetise Jugore
Albeu.com
Kryetari i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare nga Duma ruse, Konstantin Kosachev ka deklaruar se nuk ekziston asnjë lidhje në mes të Kosovës dhe rajoneve gjeorgjiane – Oseti Jugore dhe Abkhazi.
Sipas tij ato shtete që kanë njohur Kosovën kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, derisa njohja ruse e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë "ka ardhur si konfirmim i gjendjes faktike, e cila në Gjeorgji mbizotëron për një kohë të gjatë".

"Definitivisht nuk ka lidhje në mes të vendimit tonë për të njohur Abkhazinë dhe Osetinë Jugore dhe qasjes tonë ndaj çështjes së Kosovës. Që nga fillimi i të gjitha këtyre konflikteve, Rusia ka mbështetur integritetin territorial të Serbisë dhe Gjeorgjisë. Në të dyja rastet e kemi sqaruar qëndrimin tonë ashtu që do të pranonim çfarëdo zgjidhje e cila do të pranohej nga të dyja palët në konflikt", ka thënë zyrtari rus.

"Në këtë drejtim qasja jonë për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar asgjë – nuk besojmë se njohja e Kosovës nga ana e disa shteteve evropiane dhe transatlantike ka qenë e drejtë. Besojmë se bëhet fjalë për shkeljen e ligjeve ekzistuese ndërkombëtare dhe pozicioni jonë për këtë çështje nuk do të ndryshojë", ka shtuar Kosachev. /Telegrafi/
Shtuar më 05/10/2008, ora 06:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori