Drejtori i
burgut të Lezhës është prangosur nga policia me akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Arrestimi i
Valentin Mirit erdhi pas një periudhe 3-ujore
hetimi.
“Sot me datë 12.04.2013 pasdite, Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve pas një
hetimi intensiv 3 mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësia Task Force dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj bëri të mundur arrestimin Drejtorit të IEVP Lezhë
Valentin Miri. SHKBB pas mbledhjen së një sërë provash materiale ka provuar se drejtori i
burgut Valentin Miri ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës”, sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013,
ora 09:01