“Dashuri bio”, si rrallëherë Gent Zenelaj publikon momentet më të ëmbla me të bijën (FOTO LAJM)

Aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto ose video nga përditshmëria. Përsa i përket jetës së tij private, janë të rralla herët kur ai publikon foto familjare, por sot ka bërë një përjashtim.

Genti ka publikuar në profilin e tij të Instagramit disa foto pranë vajzës së vogël, e cila shfaqet e buzëqeshur duke përqafuar të atin.

“Dashuri bio”, shkruan aktori krahas fotove, të cilat kanë marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit. Vogëlushja i ngjason shumë të atit dhe këtë e kanë vënë re dhe ndjekësit të cilët e quajnë ‘Genti i vogël”.


Shtuar 18.01.2020 15:24