Korrupsioni në sektorin publik, Shqipëria e fundit në rajon
Shqipëria ka bërë hapa prapa sa i përket luftës kundër korrupsionit duke u renditur e fundit ndër vendet e rajonit.
Organizata "Transparency International" ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012">2012 në sektorin publik, Shqipëria renditet 113-ta nga 176 vende që janë marrë në këtë studim.

Ndërsa Kosova është renditur në vendin 105-të, duke bërë përmirësime nga një vit më parë. Kroacia nga vendi i 66-të ka kaluar në vendin 62-të, Bosnja nga 91-të në 72-të dhe Serbia nga 86-të në 80-të. Maqedonia ka mbetur në vendin e njëjtë ashtu si edhe vitin e kaluar. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012">2012, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë me 90 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2012, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori