Përleshen ashpër tifozët e Leicester dhe të Napolit (VIDEO)

Ultrasit e Napolit dhe tifozët e Leicester Cityt janë përleshur mes vete para dhe pas ndeshjes në Europa Ligë.

Ata u panë duke përdorur rripa dhe karrige si armë të improvizuara.

Problemet vazhduan brenda stadiumit ”King Power”, pasi pas fishkëllimës së fundit, policia vendase formoi një kordon për të larguar tifozët e Napolit të cilët festonin rikthimin nga 2-0 në barazim 2-2.

Sipas reporterëve vendas, incidentet filluan kur tifozët e Leicester hodhën shishe plastike mbi mbështetësit e Napolit, duke u përpjekur të shkelnin vijën e ndarjes, raporton Football Italia.

Tifozët e Napolit nuk e kishin të mundur të udhëtonin për këtë lojë për shkak të kufizimeve antiCOVID, por disa arritën ose të bënin udhëtimin ose të vinin nga vende të tjera.


Shtuar 17.09.2021 11:10