Korrupsioni, arrestohet oficeri i policisë gjyqësore
Një oficer të policisë Gjyqësore është arrestuar nga policia me akuzën e korrupsionit. Mësohet Enton Softa, oficer i policisë gjyqësore në drejtorinë e Policisë së Beratit i ka kërkuar një shtetasi shumën prej 800 mijë lekësh të reja me qëllim që të ndikonte për të ndryshuar masën e arrestit ndaj djalit të këtij të fundit.


Arrestimi i oficerit Softa u bë i mundur pas një hetimi 4 mujor nga strukturat e krimit financiar, Task Forca dhe policisë së Shtetit. Ndërkohë mësohet se ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori