Korrupsion e vepra kriminale, SHBA reagon për Tom Doshin
Pëlqej
Ambasada amerikanë në Tiranë ditën e sotme ka reaguar në lidhje me ndalimin e deputetit Tom Doshi për të shkelur në Amerikë bashkë me familjen.

Me anë të një postimi në Facebook ambasada amerikane në Shqipëri ka publikuar vendimin e DASH-it që i ndalon hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Vendimi u bë i ditur dje, por sot u përcoll dhe nga amabasada e SHBA në Tiranë, duke shënuar kështu rastin e dytë të refuzimit të vizave amerikane për zyrtarë të lartëe në Shqipëri.

Sipas DASH, Doshi është përfshirë në raste madhore korrupsionit.

"Departamenti i Shtetit po njofton publikisht se ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, sipas nenit 7031 (c) të Aktit të Ndarjeve të Përbashkët të FY 2017, të hyjë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion"- njoftoi sot ambasada amerikane në Tiranë. /albeu.com/



Shtuar më 17/04/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori