Ronaldo ndjek kombëtaren nga stoli pa maskë, detyrohet ta vendosë më pas (VIDEO)

Ronaldo nuk u inkuadrua në lojë në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve.

CR7 ishte i lënduar shkaku i pickimit të një blete, dhe për këtë ai nuk u paraqit as edhe një minutë me Kombëtaren e tij mbrëmë.

Portugalia e fitoi ndeshjen e mbrëmshme ndaj kroatëve me rezultat final në 4:1, por ajo se çfarë mori vëmendjen ishte gjesti i Ronaldos në tribuna.

Portugezi, po qëndronte në shkallët e stadiumit pa maskë mbrojtëse kundër Covid-19, ku një punëtore aty i’u afrua dhe i tha atij që ta vendos atë.


Shtuar 6.09.2020 07:49