Përfundon numërimi në 44 bashki, PS kryeson në shumicën e tyre, Celibashi: Pjesëmarrja 37.9%

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njofton se procesi i numërimit të kutive të votimit ka mbaruar në 44 bashki, nga 61 në total.

PS ka marre shumicen e bashkive, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”  gjashtë bashki: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Në Finiq fitoi partia MEGA.

Gjithashtu  Celibashi u shpreh se numërimi është ndërprerë në dy KZAZ në Durrës, për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe grupit numërues.

Sipas shifrave të raportuara nga 4835 qendra votmi, Cellibashi nënvizoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit rezulton 37.9%.

Më poshtë lista me bashkitë ku ka numërara votimi:

1. Vlorë
2. Korçë
3. Berat
4. Lushje
5. Maliq
6. Sarandë
7. Kuçovë
8. Vau iDejës
9. Cërrik
10. Patos
11. Devoll
12. Librazhd
13. Rrogozhinë
14. Dimal
15. Finiq
16. Peqin
17. Bulqizë
18. Mirditë
19. Selenicë
20. Gramsh
21. Belsh
22. Roskovec
23. Himarë
24. Prrnajs
25. Ttopojë
26. Dropi
27. Has
28. Përmet
29. Memaliaj
30. Klos
31. Kolonjë
32. Delvin
33. Skrapar
34. Poliçan
35. Tepelenë
36. Pukë
37. Konispol
38. Kelcyrë
39. Fushë Arrëz
40. Libohovë
41. Pustec
42. Kamzë
43. Elbasan
44. Vorë

vijon


Shtuar 15.05.2023 17:22