Korridori i Kaltër Adriatiko-Jonian, gati projekti i përbashket
Pëlqej
Zhvillimi i projekteve rajonale dhe ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane, që do të lidhë të gjithë rajonin e Ballkanit me Bashkimin Europian, ka qenë në fokus të diskutimeve në takimin që kryeministrat e rajonit paten dje në Dubrovnik.

Autostrada është konceptuar nga ekspertët si lidhja më e shkurtër mes Europës Perëndimore dhe asaj Jugore, duke përshkuar shtetet e Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Autostrada Adriatiko-Jonian, që nis nga qyteti Italian i Triestes dhe përfundon në atë grek të Kalamatas do të jetë e gjatë 1,500 km, 350 prej të cilave do të jenë në territorin shqiptar, 450 km në territorin grek, 95 km në Malin e Zi, 80 km në Bosnje, 530 km në Kroaci dhe 55 km në Slloveni.
Përgjatë kësaj autostrade është parashikuar që të ndërtohen 42 tunele dhe 92 ura, duke e kthyer atë ndër projektet më të kushtueshme, ndonëse nuk bëhet e ditur vlera totale, por edhe me akses të drejtpërdrejtë në tregjet europiane, duke ndikuar kështu në forcimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Shtuar më 26/08/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori