"Koronavirusin e sollën SHBA-të", Uashingtoni thërret ambasadorin kinez pas akuzës së rëndë
Uashingtoni thirri sot
ambasadorin kinez në SHBA, pas deklaratave të një zyrtari
kinez për një teori konspirative në lidhje me COVID-19.
“Përhapja e teorive komplotiste është e rrezikshme dhe qesharake”, deklaroi një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
“Ne duam të paralajmërojmë qeverinë kineze se nuk do ta tolerojmë këtë, për të mirën e popullit
kinez dhe botës”, vazhdoi ai.
Sipas kësaj teorie, është ushtria amerikane ajo që mund ta ketë futur koronavirusin e ri në Wuhan, vendi i nisjes së epidemisë.
Shtuar më 14/03/2020,
ora 08:19