Koronavirusi, Trump: 2 ilaçet që duhet të aprovohen urgjentisht
Teksa përpjekjet për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit vazhdojnë, Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje institucioneve të aprovojnë menjëherë dy ilaçe.

Bëhet fjalë për një ilaç që është përdorur kundër malaries dhe një medikament të përdorur për të trajtuar disa lloje infeksionesh.

Duke iu referuar një studimi francez në të cilin ka rezultuar se kombinimi i dy ilaçeve shkurton drastikisht zgjatjen e infeksionit, Trump i ka bërë thirrje FDA-së (Food and Drug Administration) që të aprovojë sa më shpejt përdorimin e këtyre medikamenteve për të sëmurët me COVID-19.

“HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë probabilitetin të shënojnë revolucion në historinë e mjekësisë. FDA-ja ka lëvizur malet! Faleminderit! Shpresoj që të dyja të vihen në përdorim sa më shpejt. Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë!”- shkruan Trump në Twitter.
Shtuar më 21/03/2020, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori