Incident në qendën e votimit në Maliq, Spaho përplaset me një person, e tërheq me forcë nga krahu

Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur me një person në një qendër votimi në Zvezdë të Maliqit.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasjeje, por mësohet se Spaho ka qenë mjaft i irrituar, ndërsa ka tërhequr nga krahu personin tjetër

Kujtojmë që në Maliq javën e fundit pka patur mjaft tension, pasi Spaho ka akuzuar kandidatin e majtë për blerje votash.


Shtuar 14.05.2023 12:18