Kërcënoi një person në Burrel, shpallet në kërkim Hulk Dedja, në 2010 tentoi të vriste për gjakmarrje

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kanosi një person me motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku 29-vjeçari Hulk Dedja kërcënoi një person brenda ambienteve të një lokali dhe më pas është larguar menjëherë.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia i gjeti dhe sekuestroi 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Dedja është person më precedent të theksuar kriminal. Ai është  i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2019 ai tentoi të vriste për gjakmarrje.

Njoftimi i policisë

29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive të dobëta, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë. Shtetasi H.D., pasi ka kanosur shtetasin tjetër është larguar menjëherë nga ambientet e lokalit.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D., 29-vjeç, banues në Burrel.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.


Shtuar 10.05.2023 09:42