Koronavirusi sjell një të mirë në Itali, shembet ura gjigante e nuk ka asnjë viktimë! (FOTO LAJM)

Pas çdo të keqeje, qëndron një e mirë- ky është rasti i shembjesurës së Caprigliola-s në Itali, e cila falë bllokimit të lëvizjes nga pandemia Covid-19 nuk shkaktoi një tragjedi të mundshme.

Në momentin e shembjesurës të rëndësishme që lidh La Spezia-n dhe Massa-n po kalonte një furgon dhe për pasojë shoferi mbeti i plagosur lehtë.

Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital, ndërkohë që një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.

Ura në ditë të zakonshme ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme, por koronavirusi ka paralizuar lëvizjen./TCH

Shtuar më 08/04/2020, ora 18:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori