49-vjeçari nga Maqedonia e Veriut vritet në Bullgari, dyshoht se u sulmua me thikë nga një adoleshent

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është vrarë në Bullgari. Sipas medieve bullgare ngjarja ka ndodhur ditëne djesshme në Bregun e Diellit (Sonçev Breg) në Bullgari. Viktima është sulmuar me thikë.

Të enjten rreth orës 11:00, zyra rajonale e Nesebar ka marrë një mesazh se një trup me lëndime të dukshme në kokë është gjetur në një zonë pyjore pranë një restoranti në Bregun e Diellit.

Pas hetimit policor është konstatuar se trupi i pajetë është i një shtetasi të Maqedonisë, 49-vjeçar i cili më 24 janar ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Deve Bair-Gjushevë.

Sipas policisë, dyshimet e para janë se autori i vrasjes është një 14-vjeçar nga Nesebar, për të cilin edhe është lëshuar fletarrestim, shkruan 24chasa.bg./albeu.com/