KORONAVIRUSI/ Shqipëria në gjurmët e Italisë? Meta zbulon skenarin
Presidenti Meta është shprehur se vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet, për të mbajtur nën kontroll koronavirusin. I ftuar në emisionin “Përballë”, kreu i shtetit u shpreh se ne mund të mbajmë nën kontroll virusin vdekjeprurës, falë organizimit më të kontrolluar dhe më të disiplinuar. Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë. Kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë, midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve. Bashkëpunimi edhe brenda vetë çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vetë familjes, për të bërë përsëri të njëjtën gjë.

Pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll.

Mos të harrojmë që Italia dhe Kina kanë marrëdhënie të tjera në kuptimin e intensitetit të shkëmbimeve njerëzore, të turizmit reciprok. Në rastin tonë ne kemi mundësitë që t’i monitorojmë më mirë të gjitha rastet, jo vetëm të personave të cilët sipas testeve rezultojnë pozitivë, por edhe të gjurmueshmërisë së kontakteve që ata kanë patur për të izoluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi”, tha Meta.
Shtuar më 24/03/2020, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori