Koronavirusi shkakton 500 viktima , "ngrin" jeta në Kinë
Koronavirusi ka marrë mbi 490 jetë deri tani.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë të martës vdiqën 65 persona, shifër që paraqet rekord të ri për periudhën 24-orëshe. Shumica e viktimave u shënuan në epiqendrën e virusit, në qytetin Wuhan, dhe në rrethinën e tij.

Dy persona tashmë kanë vdekur edhe jashtë Kinës. Një burrë 39-vjeçar vdiq të martën në Hong Kong, ndërsa një burrë tjetër vdiq javën e kaluar në Filipine. Të dy këta persona e kishin vizituar më parë qytetin Wuhan.

Në tërë Kinën, vetëm të martën u shënuan 3 mijë e 887 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në mbi 24 mijë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Rreth 230 raste ë infektimeve janë shënuar në 27 shtete të tjera dhe numri pritet të rritet edhe më tej, shkruan “Reuters”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë disa ditë më parë e shpalli gjendjen emergjente globale për shkak të përhapjes së madhe të virusit të rrezikshëm.
Shtuar më 05/02/2020, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori