KORONAVIRUSI/ Sa më pak kontakt me kartëmonedhat!
Koronavirusi është kthyer në kryefjalën e çdo dite. Organizata Botërore e Shëndetësisë në vazhdimësi jep këshilla të vazhdueshme se si mund të mbrohemi prej tij duke respektuar kushtet e higjienës dhe duke shmangur kontaktin e shpeshtë njerëzor. Një përcjellës shumë i mirë i virusit janë edhe kartëmonedhat. Nga një studim i publikuar edhe në “Daily Mail” cilësohet se ky virus mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta nga 2 orë deri në 9 ditë.

Edhe në Shqipëri, bankat po i këshillojnë klientët të mos përdorin paranë cash. Në një njoftim dërguar klientëve të saj, ata i sugjerojnë që të shmangin prekjen e parave dhe nënshkrimin e faturës. Banka i këshillon gjithashtu klientët që të shmangin kontaktin në ambientet në degët e bankave dhe përdorin kanalet dixhitale online si dhe kartat pa kontakt.

Krahas njoftimeve, bankat kanë marrë dhe masa për të minimizuar rrezikun e marrjes së virusit në sportelet e bankës dhe për të siguruar punonjësit e tyre. Në sportelet e bankave klientët e mbajnë radhën jashtë dhe përpara se të futen janë të detyruar nga personeli i ruajtjes fizike që të dezinfektojnë duart. Klientët duhet të mbajnë dhe një distancë rreth gjysmë metri nga sporteli. Të gjitha bankat i këshillojnë klientët që të kryejnë pagesat online, për të shmangur kontaktet fizike.

Risku i marrjes së viruseve nga kartëmonedhat

Risku i marrjes së korona virus nga kartëmonedhat është i konsiderueshëm. Kartëmonedhat si një mjet këmbimi qarkullojnë me shpejtësi të lartë në duar të njerëzve të ndryshëm që i përdorin ato për transaksione dhe blerje të përditshme. Kontakti njerëzor në ambiente publike, institucione, banka etj na ekspozon më tepër ndaj korona virusit.

Për të shmangur ose minimizuar këto risqe OBSH udhëzon përdorimin e metodave më të zgjuara për nevojat tona të përditshme si Bankingu Digjital dhe Pagesat Contactless (Pa Kontakt) për të shmangur kartëmonedhat e kontaminuara. Ekspertët e shëndetit këshillojnë konsumatorët që të përdorin kartat e debitit ose të kreditit për të kryer blerjet në supermarkete, karburante, farmaci etj në mënyrë që të shmanget marrja e korona virusit nga kartëmonedhat.

Për të shmangur ose minimizuar këto risqe OBSH udhëzon përdorimin e metodave më të zgjuara për nevojat tona të përditshme si Bankingu Digjital dhe Pagesat Contactless (Pa Kontakt) për të shmangur kartëmonedhat e kontaminuara. Ekspertët e shëndetit këshillojnë konsumatorët që të përdorin kartat e debitit ose të kreditit për të kryer blerjet në supermarkete, karburante, farmaci etj në mënyrë që të shmanget marrja e korona virusit nga kartëmonedhat.

Këto produkte dhe shërbime Bankare janë disa masa të tjera shtesë për t’u mbrojtur nga korona virus të cilat janë duke u ndjekur tashmë jo vetëm në Kinë, të cilët po bllokojnë përdorimin e kartëmonedhave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, por edhe në vende të tjera më të zhvilluara në Europë dhe Amerikën e Veriut./Monitor/
Shtuar më 12/03/2020, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori