Koronavirusi, reagon Edi Rama: Është një kërcënim potencial (VIDEO)

Krysministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërcënimin real që ka vendi ndaj hyrjes së epidemisë së Koronavirusit edhe në vendin tonë, të cilin e ka quajtur një kërcënim njësoj si në gjithë botën, ndërsa garanton marrjen e të gjitha masave.

NGa ana tjetër, mjaft rëndësi Rama i ka kushtuar në një status të shkurtër edhe medias, të cilën e akuzon për për lajme fallco epër shthurje, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë pse në një pjesë të mirë të farmacive në kryeqytet munojnë maskat mbrojtëse, atë çfarë realisht ka ngritur si shqetësim media gjithnjë në transmetim të zërit të qytetarëve.

Rama bën apel ndaj qytetarëve që të mos bien pre e mediave, port ë jenë të sigurt se shteti shqiptar sipas tij, po bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të Koronavirusit.
Shtuar më 23/02/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori