KORONAVIRUSI/ Rama shpall planin financiar me 7 pika, kujt do ti përgjysmohet paga
Kryeministri Edi Rama ka shpallur planin financiar me 7 pika për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

"Plani ynë për adresimin e nevojave për financim, që janë prekur në ekonominë e tyre, ka këto 7 pika:

1-2.5 miliardë lekë për luftën në vijën e zjarrit që i vjen në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë;

2-10 miliardë lekë për kompanitë që kanë vështirësi objective për të paguar pagat e punonjësve;

3-6.5 miliardë lekë për nevojat immediate për shtresat më në nevojë, biznesin e vogël;

4- 2 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për operacionin humanitar;

5- 1 miliardë lekë për Këshillin e Ministrave për cdo urgjencë të paparashikuar;

6- 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë, do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë dhe do të përfitojnë 211024 abonetet;

7-Riskedulojmë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 për të gjithë biznesin nga 2 deri 14 milionë lekë.

Ndërkohë, do ti përgjysmohet paga Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Parlamentit. Kryeministri Rama tha se plani nuk do të mbetet i vetmi dhe do të ndryshojë.

"Në luftë të ardhurat gjithmonë bien. Në këtë luftë të hatashme, të ardhurat e shtetit, të shtëpisë së madhe do të bien në një pikiatë të madhe. Pikërisht se nuk e dimë sa do zgjasë kjo mbyllje në shtëpi, nuk e dimë sa do biem në pikiatë.
Shtuar më 19/03/2020, ora 19:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori