Lulzim Basha suprizon në Elbasan, si u ndanë këshilltarët për bashkinë

Gledjan Llatja kryeson në Elbasan me 55.19% të votive. Ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka arriur të sigurojë 44.81% të votave. Sipas të dhënave të bëra [ublike nga KQZ, janë numëruar votat në 155 qendra votimit nga 224 në total.

Por si janë ndarë votat në Këshillin Bashkiak?

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 55.19 për qind të votave duke shënuar deri më tani 28 këshilltarë, kurse Bashkë Fitojmë ka marrë 44.81% të votave duke siguruar vetëm 13 këshilltarë.

Por në Elbasan ka surprizuar Partia Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibejan, por kryetar të ligjshëm Lulzim Bashën.

PD ka arritur të marrë 12.93% të votave duke siguruar 7 këshilltarë.


Shtuar 14.05.2023 22:08